Sipërmarrësi italian nxjerr videon: Rama dhe Meloni në dalje të hotelit në Romë, pas një “nate të çmendur dashurie”

16 Korrik 2025, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një sipërmarrës italian që i dedikohet pasurive të patundshme në Itali ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një grua përpara një hoteli në Romë.

Autori i videos, Matteo Corsini, e shoqëron videon me fjalët, “Edi Rama dhe Giorgia Meloni duke dalë nga hotel D’inghilterra pas një “nate të çmendur dashurie” .

Pavarësisht humorit me të cilin e ka përcjellë autori, gruaja në fjalë duket qartë që nuk është Giorgia Meloni, por ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Kryeministri Rama, 5 ditë më parë ndodhej në Romë, ku mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Matteo Corsini (@matteocorsini_)


Video