
Në protestat e fundit para Kryeministrisë, protestuesit kanë rreshtuar para Kryeministrisë dhjetëra palë këpucë dhe atlete.
Simbolika e këtij gjesti është vërtet emocionuese.
Ato simbolizojnë ata që kanë emigruar dhe nuk janë më këtu.
Emigrimi është një nga plagët më të mëdha në shoqërisë shqiptare ndër vite dhe një ndër arsyet, që protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.
Sipas të dhënave të INSTAT, nga Shqipëria largohen gati 30 mijë njerëz në vit, shumica prej të cilëve të rinj.
Kjo është një ndër shifrat më të mëdha në Europë dhe një plagë e madhe për vendin.
Kjo, pasi tashmë në Shqipëri, për shkak të largimeve masive, është bërë e vështirë gjetja e punëtorëve, çka ka detyruar shumë biznesmenë që të marrin njerëz nga vende si Bangladeshi apo Filipinet.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016