Si nisi hasmëria me Arben Grorin/ Vrasja si në filma i Zyberit, ish-prokurori: Skenar i njëjtë me mafian italiane

14 Shkurt 2024, 22:59Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Grori

Saga e hasmërisë vijon me një ngjarje të 2 korrikut të vitit 1997. Naim Zyberi së bashku me Franc Konomin shkojnë në shtëpinë e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Ai njihej si një prej të fortëve të kohës.

‘Emblema e lagjes njeriu më i fortë ka qenë ushtar në kufi, kapi një diversantë pastaj e sollën me leje në Tiranë mori dekoratë për trimëri, bënte paralele çdo ditë me peshëngritësin Dhima ishin bashkë’ u shpreh profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço 

Thuhet se atë ditë Rama ndodhej në banesë, por nuk doli vetë për të hapur derën por dërgoi një prej njerëzve që ndodhej me të. Personi që doli ishte Artur Grori, biznesmen i njohur që kishte në pronësi një restorant mjaft të frekuentuar në krah të Presidencës.

Zyberi, i kërkoi Grorit të takohej me Fatmir Ramën, por ai i tha se nuk ndodhej në banesë. Naimi Zyberi largohet drejt makinës së tij, por ndërron mendje dhe kthehet sërish ku në derë rishfaqet Artur Grori. Me tone të larta Zyberi i kërkon që të thërras menjëherë Mirin e Xhikes por Grori i përsërit se nuk ndodhej aty. Naim Zyberi nxjerr armën dhe e qëllon në zemër duke e lënë të vdekur te pragu i shtëpisë.

Ekzekutimi si në filma i Zyberit, ish-prokurori: Skenar i njëjtë me mafian italiane

Pas vrasjes së Grorit, Naim Zyberi largohet në Itali. 

Ai kishte nisur gjuetinë e hakmarrjes për të vëllanë dhe u vu në ndjekje të Naim Zyberit, që e konsideronte armikun kryesor. Grori lidh aleancë me Gerd Gjinararin. Ky i fundit, nuk hezitoi pasi në të shkuarën ishte marrë peng dhe ishte dhunuar nga Naim Zyberi.

Në atë kohë Gerd Gjinarari, u shpërngul nga Gjermania në Itali për relaizimin e planit.  Ata hartuan planin për ekzekutimin e Naim Zyberit, pasi e gjurmuan për disa ditë në qytetin e Milanos.

Grori e pikasi në një lokal ku hapi zjarr duke e plagosur rëndë. Zyberi u dërgua në spitalin San Paolo të Milanos për të marrë ndihmën mjeksore. Ai ruhej te dera nga dy oficerë policie që qëndronin 24 orë.

Mjekët pas disa ditësh e cilësuan gjendjen e Naim Zyberit si të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Por Arben Grori dhe Gerd Gjinarari nuk hoqën dorë. Paraditen e 6 gushtit të 1997 ata i japin fund të fortit Naim Zyberi në shtratin e spitalit. Gjinarari dhe Grori futen në spital me një tufë me lule ku kishin fshehur një pistoletë me silenciator.

Ata prezantohen si të afërm të pacientit Naim Zyberi dhe pasi përshëndeten me dy policët që ruanin të plagosurin, futen në dhomën e tij. Pa humbur kohë, qëllojnë disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Policët nuk dëgjuan asnjë krismë. Autorët e krimit dalin qetësisht nga dhoma dhe largohen.

Krimi do të zbulohej pak minuta më vonë nga sinjali i emergjencës së aparaturave. Infermierja hyn në dhomë për të parë pacientin dhe e gjen Naim Zyberin e vdekur dhe të mbuluar nga gjaku.

‘Ju keni parë sic ndodh edhe nëpër filma kur ndodh në spiatle apo qëndra ku ndiqen aktivitete kulturore apo fetare kundërshtarët gjenjnë momente kur ti je i shpenguar dhe realizojnë vrasjen. Kështu i ndodhi edhe Naimit. U maskuan si njerëz të afërt të tij që po shkonin për ta parë dhe e ekzekutuan’ u shpreh gazetari, Roland Qafoku

U vra siç vriten njerzit e organizatave kriminale Ndrageta,  Kamorra me lule me gjëra dhe u asgjesua në spital’ u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari

 ‘Ne e kemi marrë nga media italiane, një person u fut me një tufë lule në dhomë dhe e vrau. Kjo ishte një vrasje që e trondit Tiranën dhe atë që quhet bota e të fortëve.  Për këtë kemi një këngë e vetmja këngë për personazhe të botës së krimit, është ajo për djemtë e rrugës Bardhyl’ u shpreh gazetari, Roland Qafoku

Kjo është kënga e cila u realizua për djemtë e rrugës bardhyl. Një këngë që u orkestrua nga Osman Mula.

Dosja e drogës në Itali e Grorit me mafian italiane dhe konflikti që prodhoi vrasjen në Tiranë

Në ngarkim të Arben Grorit, drejtësia shqiptare ka një tjetër dosje ku dyshohej për implikimin e tij në një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2000. Në fund, ai u lirua nga akuzat për ngjarjen në fjalë, por episodi, u bë shkas për çeljen e hesapeve të vjetra me drejtësinë.

Edmond Murra dhe Saimir Cala, u gjetën të vdekur brenda një veture në zonën e Lundrës në periferi të Tiranës. 700 metër larg skenës së krimit, u prangos Arben Grori.

Ndërkohë, policia kapi në flagrancë shtetasin Agron Tresa që ishte pranë makinës me dy viktimat. Disa metra larg viktimave, pranë një ferre u gjet edhe arma e krimit, një pistoletë. Sipas dëshmisë së Agron Tresës ekzekutimi nuk  ishte kryer aty ku u gjetën nga policia.

Rreth 300 metra më tutje ka ndodhur vrasja. Aty ka edhe njolla gjaku në rrugë …

Vrasja ka ndodhur pasi dy personat në fjalë i kishin vendosur një gjobë Agron Tresës. Mëngjesin e asaj dite Edmond Murra dhe Saimir Cala kanë shkuar pranë hotelit ku ndodheshin Arben Grori dhe Agron Tresa.  Ata fillimisht i kanë kërkuar Agron Tresës që të hypi në makinë me ta dhe janë larguar. Por pas disa minutave janë kthyer për të marrë edhe Arben Grorin. Sipas dëshmive të të pandehurve rrugës kanë zhvilluar një debat.

Rrugës u zhvillua një debat I ashpër mes Agronit, Edmondit dhe Saimirit. Objekti i këtij debati ishte një shumë e madhe parash që I kishin vendosur si gjobë.

Gjatë kësaj kohe Arben Grori zbret nga makina dhe tre personat e tjerë vazhdojnë rrugën për në Farkë të Madhe. Në dëshminë e dhënë, Grori ka mohuar të ketë marrë pjesë në krim. Ai ka deklaruar se ka dëgjuar krismat pasi zbriti nga makina.

Unë zbrita sepse Agroni më tha zbrit sepse kam pak punë. Ata vazhduan rrugën dhe unë kam qëndruar aty për disa minuta, pastaj kërkova të largohesha në drejtim të Lundrës. dëgjova zhurëm pistolete dhe u ktheva mbrapshtë se thashë që do jenë zënë dhe kur dëgjova krisma të tjera u friksova dhe fillova të largohem….

Në momentin e arrestimit, Arben Grori nuk bëri rezistencë. Pak çaste më vonë policia ndaloi edhe Agron Tresën. Ai mbajti përsipër të gjithë përgjegjësinë duke deklaruar se e ka kryer vetë vrasjen. Të njëjtin version ka mbajtur edhe Arben Grori.

Vrasjen e kam bërë i vetëm me anë të një pistolete që e mbaj me vete dhe është pa leje. Jam detyruar që ta bëjë këtë vrasje pasi Edmondi dhe Saimiri më kanë sharë dhe goditur me grushte. Ndihesha I kërcënuar sepse më kishin vënë një gjobë prej 80 milionë lireta. Atë ditë pasi Arbeni zbriti nga makina Edmondi nxorri një pistoletë…

Video