Shqipëria e konsideron 2023 si vitin më të mirë për turizmin. Dhe statistikat e konfirmojnë këtë pasi sipas tyre vendin tonë e vizituan 10 milionë turistë. Por si është reflektuar në të vërtetë në ekonomi kjo? Sa të vërteta janë këto shifra? Me një sy të thjeshtë të asaj çfarë shihet në numrin e të huajve që kanë hyrë në vendin tonë, vetëm nga Kosova rezulton të kenë hyrë 4 milionë turistë, kur popullsia e gjitha e saj nuk është as 2 milionë banorë. Po kështu dhe nga Mali i Zi kanë hyrë 600 mijë kur popullsia e këtij shteti është pak më shumë se sa turistët që kanë hyrë në vendin tonë.
E thënë më thjesht në numrin e turistëve të hyrë në vendin tonë janë numëruar sa herë kanë hyrë e dalë të gjithë dhe që kanë qëndruar qoftë dhe 24 orë në vendin tonë.
Për numrin e lartë, mbi 4 milionë vizitorë nga Kosova, që nuk përkon me popullsinë e Kosovës, eksperti e ka shpjeguar edhe për në Top News, duke thënë se janë numëruar edhe ata tranzit apo që hyjnë për 24 orë.
“Ne vazhdojmë e raportojmë vetëm numrin e vizitorëve të huaj, shifrat janë të sakta sa i përket numrit si vizitorë të huaj, dhe aty përfshihen turistët, çdo vizitor që kalon më shumë se 24 orë qëndrimi në Shqipëri. Grupi tjetër janë ekskursionistët, apo edhe udhëtarët tranzit. Në këtë kuptim, numri i shtetasve të Kosovës që shikohet i rritur pavarësisht se është i saktë, përmban brenda vizitorët apo udhëtarët tranzit”, ka thënë eksperti i turizmit Besnik Vathi në “Breaking” në Top News.
Ja lista e plotë:
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.