EKSKLUZIVE/ Momentet e fundit të Iridës pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin Amerikan! (SKEDA e vdekjes)

31 January 2024, 11:38Fokus SHKRUAR NGA ROBERT HASA
EKSKLUZIVE/ Momentet e fundit të Iridës pas ndërhyrjes
Irida Hasalla

VoxNews ka siguruar foton e Irida Hasallës 28 vjeçares në spitalin Amerikan2, pak momente pasi i ishte nënshtruar kirurgjisë plastike për heqjen e dhjamit.

Burime për VoxNews thanë se operacioni u krye në orën 14:30 minuta të hënën e 29 janarit ndërsa humbi jetën një ditë më pas.

Vëllai ka treguar se Irida ka qenë mirë pas operacionit. Në një moment ka dashur të shkojë në banjo dhe një infermiere i kanë thënë që mund të shkonte vetë. Në momentin kur është ngritur në këmbë është rrëzuar, i kanë rënë trombozë.

“Në orën 10:00 ka dashur të shkojë në tualet. Një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trombozë. Pastaj u fut në sallën e operacionit, ishte pa ndjenja 6 orë”, thotë i vëllai.

EKSKLUZIVE/ Momentet e fundit të Iridës pas ndërhyrjes
Momentet e fundit të Iridës

VoxNews ka siguruar skedën e vdekjes, ndërsa pritet që të kryhet edhe autopsia paraprake se pse e reja ka ndërruar jetë. Sipas skedës së vdekjes shkruhet se Irida Hasalla ka humbur jetën nga shkaqe të panjohura.

EKSKLUZIVE/ Momentet e fundit të Iridës pas ndërhyrjes
Skeda e vdekjes

Familjarët bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video