Shtëpia e Bardhë reagon për vrasjen e 20-vjeçarit në Mar-a-Lago!

22 February 2026, 17:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtëpia e Bardhë reagon për vrasjen e 20-vjeçarit në
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për herë të parë pas incidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në resortin e presidentit Donald Trump në Florida, ku forcat e sigurisë qëlluan për vdekje një burrë të armatosur.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi:

“Në mes të natës, ndërsa shumica e amerikanëve flinin, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara veproi me shpejtësi dhe vendosmëri për të neutralizuar një të çmendur, të armatosur me armë dhe një enë me benzinë, i cili hyri në shtëpinë e presidentit Trump.”

Si ndodhi ngjarja

Sipas United States Secret Service, djali u pikas pranë portës veriore të pronës Mar-a-Lago, duke mbajtur atë që dukej si një armë gjahu dhe një enë karburanti. Presidenti Trump nuk ndodhej në resort në momentin e incidentit, pasi ishte në Uashington.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi bëri të ditur se i riu ishte rreth 20 vjeç dhe nga Karolina e Veriut. Familja e tij e kishte raportuar si të zhdukur disa ditë më parë.

Hetuesit dyshojnë se ai ishte larguar nga Karolina e Veriut drejt jugut të vendit, ku gjatë rrugës kishte blerë një armë gjahu.

Këllëfi i armës u gjet në automjetin e tij. Sipas autoriteteve, ai arriti të kalojë portën veriore të Mar-a-Lago në momentin kur një automjet tjetër po dilte nga prona.

Ngjarja, përfshirë të kaluarën e të riut, veprimet dhe motivin e mundshëm, po hetohet nga FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach.


Video