Shpërndanin drogë pranë shkollave / Lirohen 12 nga 13 të arrestuarit, gjykata cilëson të paligjshëm ndalimin e tyre

26 February 2025, 17:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërndanin drogë pranë shkollave / Lirohen 12 nga 13 të
Prokuroria Durrës

Gjykata e Durrësit urdhëroi lirimin e shumë prej të arrestuarve për shpërndarje narkotikësh pranë shkollave në Kavajë.

Pas një seance të gjatë gjyqësore, e zhvilluar pa praninë e mediave, gjyqtarja Suela Xhani liroi 8 prej 13 të arrestuarve, ku për 7 prej tyre u caktua masa “detyrim paraqitje” dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, ndërsa një tjetër vetëm në “detyrim paraqitje”.

Një tjetër i ndaluar u la në “arrest shtëpie”, ndërsa për 4 të tjerë, përkatësisht shtetasit Arben Xhihani, Kujtim Veizi, Serxho Abazi dhe Renaldo Gjondeda, u caktua masa shtrënguese “arrest me burg”. 13 personat u ndaluan gjatë operacionit policor “Winter”, që synonte goditjen e shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Kavajë.

Operacioni, i zhvilluar të dielën, u konsiderua nga policia si një nga aksionet më të mëdha në këtë qytet.


Video