Shoferja humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit, gjyshja, nipi dhe mbesa e saj

3 July 2023, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoferja humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit,
Aksident

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Ersekë, ku një 52-vjeçare, teksa drejtonte automjetin e saj, humbi kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë vetë drejtuesja e mjetit, gjyshja e saj dhe nipi e mbesa e saj, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga”, njoftoi policia e Korçës.

 

 


Video