A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci.
Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.
Sipas medieve italiane Xhulio, po drejtonte makinën e tij tip 'Volkswagen Polo' kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.
Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën. Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.