Shkrumbohet nga flakët lokali në Vlorë (FOTO)

23 Shkurt 2026, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë, duke u djegur plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, objekti nuk ishte në funksion dhe përdorej vetëm gjatë sezonit veror.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në objektet përreth.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës lidhur me ngjarjen në fjalë.



Video