SHKRESA për GJKKO-n/ Ilir Meta kërkon që të mos futet në “kafazin e xhamit’ gjatë seancave gjyqësore!

3 Dhjetor 2025, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një kërkesë drejtuar GJKKO-së në lidhje me trajtimin e klientit të tij duke pretenduar se atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese, ndërsa ka kërkuar ndërprerjen e vendosjes së tij në kafaz hekuri apo kabinë xhami gjatë seancave gjyqësore.

Në kërkesë thuhet se ky trajtim i Metës e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave, krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar” dhe ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.

 



Video