Shkon në 82 numri i personave të arrestuar “Për korrupsion aktiv” ndaj punonjësve të Policisë Rrugore (VIDEO)

14 November 2024, 19:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon në 82 numri i personave të arrestuar “Për korrupsion
Pamje nga arrestimi

Ka shkuar në 82 numri i personave të arrestuar “Për korrupsion aktiv” ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë.

Policia Rrugore e Tiranës njofton se së fundmi është arrestuar shtetasi Y.A. 20 vjeç, i cili është konstatuar duke qarkulluar me automjet duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

“I kapur në shkelje ai ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policia e Shtetit rryshfet.

Lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.

Policia Rrugore Tiranë apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112!”, thekson Policia Rrugore e Tiranës.


Video