"Shkoi të hante bukë në mensë"/ Kush është burri që vrau gruan për xhelozi në Fier, kishin dy fëmijë

8 February 2022, 15:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shkoi të hante bukë në mensë"/ Kush
Petrit Mamaj, 56 vjeçari i cili vrau gruan e tij në Fier

Valdete Manaj, nuk vrau veten por u masakrua sot me thikë nga bashkëshorti i saj Petrit Manaj. Policia raporton se banesën e çiftit këtë mëngjes ka ndodhur një sherr dhe 56-vjeçari, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka qëlluar në gjoks bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi ka kryer krimin, Petrit Mamaj ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në mensën e lagjes për të konsumuar mëngjesin, e ndërkohë aty ka thurur edhe planin se si do e fshehte ngjarjen.

Pasi ka ngrënë i qetë, burimet thanë se Petrit Mamaj është kthyer në banesën e tij, ku kishte lënë bashkëshorten të pajetë dhe ka lajmëruar të vëllanë që është polic me pretendimin se e ka gjetur të pajetë Valdeten, të vetëvrarë. Ka qenë kunati i viktimës që ka lajmëruar kolegët dhe më pas është nisur drejt banesës ku kishte ndodhur krimi. Policia e raportoi fillimisht si një rast të dyshuar vetëvrasje, por pas hetimeve, konfirmoi se Valdete Mamaj, 50 vjeç, ishte vrarë.

"Shkoi të hante bukë në mensë"/ Kush

Blutë thanë se nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, “rezulton se shtetasi Petrit Mamaj, bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen Valdete Mamaj, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të administruara, shtetasi Petrit Mamaj, ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes”.

Sipas deklarimeve të marra nga banorët e lagjes “Sheq i Madh”, Petrit Mamaj njihej si një person që kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten e tij. Banorët kanë deklaruar se mund të ketë qenë xhelozia ajo që ka çuar në krimin e rëndë.

 


Video