Shiste lëndë narkotike të ndara në doza të vogla, arrestohet 31-vjeçari në Fier

18 Janar 2026, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Droga e sekuestruar

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në doza të vogla në qytetin e Fierit. Në kuadër të operacionit të koduar “Target”, në pranga ka rënë shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier.

Sipas raportimeve nga policia, 31-vjeçari siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qyteti.

Sakaq, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Target”.

Operacioni u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit.

Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit.

Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.


Video