Osman Stafa Stafa rrëfen përballjen me alopecinë: Mu shfaq pasi u preka nga Covid-19, në fillim...

17 Janar 2026, 16:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Osman Stafa me Anisa Bahtin

Gazetari Osman Stafa, i njohur për kauzat e tij sociale, ka folur në emisionin On The Road në Top News, për alopecinë.

Alopecia është një sëmundje autoimunitare, pasoja e vetme e së cilës lidhet me paraqitjen estetike sepse shkakton rënie lokale ose totale të qimeve të trupit.

Stafa rrëfeu se është prekur prej saj pas infektimit nga Covid-19 dhe në një kohë të shkurtër, alopecia avancoi duke sjellë një sfidë të re në jetën e tij.

Gazetari tregoi se nuk është se e kaloi keq prekjen nga koronavirusi, nuk pati asnjë lloj problemi, por thjesht e mori pak me ankth dhe ndoshta ndikoi te shfaqja e sëmundjes autoimunitare.

Stafa rrëfen edhe momentin e përballjes me sëmundjen, paragjykimet dhe për forcën për ta pranuar atë.

Ai thotë se sëmundja i ndryshoi pamjen, por jo qëllimin. Pa u ndalur asnjë ditë nga misioni i tij, ai dëshmon se vështirësitë nuk të thyejnë kur zgjedh të vazhdosh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top News (@topnews_al)

 


Video