Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për 20 persona, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1/2 i Kodit Penal.
Masa e sigurisë është kërkuar nga Prokuroria e Sarandës, në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 442 të vitit 2026, të nisura pas informacionit referues të përcjellë nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Sipas hetimeve, personat e dyshuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mendohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, por edhe cannabis.
Dyshohet se aktiviteti zhvillohej në zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit, veçanërisht në shëtitore, plazhe, pranë ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë, si edhe në beach bare, ku sipas hetimeve synoheshin edhe turistët.
Të arrestuarit janë: Altin Arapi (koka e grupit të shpërndarjes), Arlind Kostaq Osmani, Feliks Faik Filija, Medi Enver Myftaraj, Nikolin Martin Rakipi, Altin Halit Arapi (Demiri), Klerjan Milsim Popshimi, Redian Astrit Arizi Erjon Ruhan Dido, Dhimitër Astrit Terolli, Xhuliano Emin Mejdi, Vasil Armandi Kaçi, Flatun Orhan Lalaj, Bledar Adi Kovaci, Shefqet Ronald Bezhani, Andrea Vlash Babi, Nazif Edmond Refitaj, Elvis Edmond Demçaj, Devis Stavro Saliaj dhe Korado Edmondi Omeri.
Njoftimi:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u dha masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për 20 persona, të akuzuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/1/2 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.442 të vitit 2026, të nisura mbi bazën e informacionit referues të ardhur nga Komisariati i Policisë Sarandë, rezultoi se shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht kokainë por dhe cannabis. Shpërndarja bëhej prej tyre në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit kryesisht në zonën e shëtitores, në plazhe, pranë gjimnazeve si edhe në Beach Bar-et për turistat.
Dyshohet se në këtë aktivitet, janë të përfshië edhe shtetas të huaj të cilët kontaktojnë shtetasit e akuzuar të blejnë doza me shumicë dhe kryejnë shpërndarjen e tyre në zonën e Ksamilit dhe të Sarandës. Lënda narkotike cannabis sativa dyshohet se sigurohet nga fshati Shenvasil apo fshatrat përreth.
Në funksion të këtij procedimi, gjatë një periudhe dy mujore, u kryen veprime simuluese, përgjime ambientale ku është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike dhe janë arrestuar më herët shtetasit A.N, A.C dhe K.J të cilëve ju sekuestrua lëndë narkotike e llojit cannabis 4 kg. Dozat e shitura të lëndëve narkotike varionin nga 0.3g deri në 3.5g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2000 lekë deri në 35.000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos caktimi i masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për 20 personat nën hetim:
Gjatë ekzkutimit të vendimit të caktimit të masave të sigurimit dhe vendimit për lejimin e kontrollit janë gjetur në banesë dhe janë sekuestruar ndër të tjera dy armë zjarri personave nën hetim D.S dhe Sh.B.