Sherr i dhunshëm në Ksamil/ Një vend parkimi bëhet shkak për përplasjen mes shtetasve turq dhe banorit!

6 June 2025, 23:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr i dhunshëm në Ksamil/ Një vend parkimi bëhet shkak

Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i Ksamilit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një vend parkimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona drejt Komisariatit të Sarandës.

Ndërkohë, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.


Video