Shembet pallati në ndërtim në Kamëz, 20 punëtorë po hidhnin beton

20 November 2024, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shembet pallati në ndërtim në Kamëz, 20 punëtorë
Foto ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz.

Një pallat në ndërtim është shembur gjatë hedhjes së betonit. 20 punëtorë kanë qenë në vendngjarje kur struktura është shembur.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. 

Policia njofton se ka proceduar penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontaktor i firmës), për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë"

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontraktor i firmës), për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, pasi më datë 19.11.2024, në bulevardin "Nënë Tereza", Kamëz, është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga kjo firmë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Video