Lajm i bukur për turizmin në qytetin e Sarandës.
Një linjë e re tragetesh i shtohet Portit Detar të Sarandës si një bashkëpunim mes Portit Detar Sarandë dhe Agjensisë Detare Euroferries Vlorë.
Kompania Star Lines me tragetin Ionian Star mbërriti sot në orët e para të mëngjesit nga Brindisi në një udhëtim test dhe do të nis udhëtimet çdo javë nga Brindisi për në Sarandë dhe anasjelltas nga data 26 Qershor deri në fund të sezonit turistik.
Ionian Star është një anije pasagjerësh me gjatësi 124 m, gjerësi 20 dhe tonazh 9149. Ka një kapacitet prej 1245 pasagjerësh, me 300 vende fjetje dhe 270 vende për automjete. Ionian Star ofron një sërë facilitetesh si restoranti, bari, dhe ambiente të tjera në shërbim të pasagjerëve.
Ky bashkëpunim do të sjellë një impakt pozitiv për turizmin ne qytetin e Sarandës dhe më gjerë.