Saranda në terr, defekti në nënstacion lë pa drita qytetin turistik (VIDEO)

17 July 2023, 22:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Saranda në terr, defekti në nënstacion lë pa drita qytetin

Shëtitorja e Sarandës pa energji elekrike

Saranda është zhytur në errësirë mbrëmjen e sotme, pas një defekti në nënstacionin e qytetit.

Ndonëse OSHEE njoftoi ditën e sotme se energjia elektrike ishte rikthyer, pamjet nga shëtitorja e qytetit tregojnë tjetër realitet.

Thuajse i gjithë qyteti është zhytur në terr, ndërsa drita kanë vetëm ato pak biznese me gjenerator. Megjithatë, siç dallohet me vështirësi në videon më poshtë, turistët nuk kanë munguar në xhiron e darkës, pavarësisht errësirës.

Zjarri i rënë në pajisjen elektrike të nënstacionit kishte shkatuar një dëm të konsiderueshëm. Ende e paqartë mbetet se kur do të stabilizohet gjendja.


Video