Ky është Briken Sanaj, 39-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesnatën e 30 tetorit.
Ngjarja e rëndë ndodhi te “Kodra e Diellit” në kryeqytet. Disa orë pas vrasjes, një automjet u gjet nga policia në Qafë Kashar. Sipas policisë, bëhet fjalë për automjetin që u përdor nga ekzekutorët e 39-vjeçarit.
Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi.
I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
39-vjeçari ka marrë 3 plumba në fytyrë.
Në të gjitha dokumentet që ju gjetën me vete emri i viktimës është Briken Sanaj, megjithatë, ai njihet nga rojet private te Kodra e Diellit si Anton Gjini dhe kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit.”
DINAMIKA
Briken Sanaj është qëlluar në sy të shokëve të tij. E gjitha ka ndodhur fill pasi 39-vjeçari ka parkuar mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan.
Pasi mbylli derën, shkoi për të takuar dy miq të tij.
Kur pikërisht në atë moment nga dritarja është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij ata që e dërguan në spital.
Por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar dy shokët e tij.
Ndërkohë një makinë e markës "Benz" u gjend e djegur në Kashar.