Rruga e “vdekjes”/ I del lopa para, aksidentohet rëndë drejtuesi i motorit në Lezhë

24 February 2023, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rruga e “vdekjes”/ I del lopa para, aksidentohet rëndë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00  në aksin rrugor Lezhë-Balldre ku një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Mungesa e mbrojtësve të rrugës bën që rrugët që përshkojnë Lezhën të vijojnë të mbajnë emërtimin si rruga e “vdekjes”!


Video