Djegia e makinave/ Del VIDEO, si u dogjën tre mjetet në Elbasan

24 February 2023, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djegia e makinave/ Del  VIDEO, si u dogjën tre mjetet në Elbasan

Del video e makinave që janë përfshirë nga flakët në Elbasan. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të djegur mjetin tip ‘Benz’, ndërkohë nga flakët janë djegur edhe dy makina të tjera të parkuara.

Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit.

Në momentin që është përfshirë nga flakët, ‘Benzi’ ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit dhe nga flakët janë dëmtuar edhe dy makina të tjera aty pranë.


Video