Aksident i 4-fishtë në Tiranë, drejtuesi i makinës përplas 3 automjete dhe largohet nga vendngjarja

23 February 2023, 22:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i 4-fishtë në Tiranë, drejtuesi i makinës
Aksidenti

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një automjet është përplasur me tre mjete të tjera dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2023, në afërsi të Vasil Shantos, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar (larguar nga vendi i aksidentit), ka përplasur automjetet me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.


Video