Kërkoi lirimin, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Lefter Kokës

23 February 2023, 16:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkoi lirimin, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Lefter Kokës
Lefter Koka

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga burgu për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Lefter Koka ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion.


Video