Gazetari Habjon Hasani ka komentuar intervistën e ish-ministrit Arben Ahmetaj sonte në emisionin “Opinion”.
Ky i fundit deklaroi sonte ndër të tjera:
“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. Ka pasur një përpjekje mafioze kundër meje. Unë po ia gjej këmbët dhe krahët dhe së shpejti do t’ia nxjerr dhe kokën”.
Lidhur me këtë deklaratë, gazetari shkruan se sjellja e Ahmetajt kishte një ngjashmëri të fortë me Saimir Tahirin në periudhën kur prokuroria përgatiste fletë-arrestin e tij.
“Disa konsiderata te shpejta per deklaratat e Ahmetajt ne Opinion:
1. U mbrojt ne menyre teper profesionale sa i takon procedurave per miratimin e inceneratoreve.
2. Mohoi absolutisht pagesat e hoteleve; kjo lloj sfide obligon menjehere prokurorine qe te zbardhe te verteten dhe te vendose qe; ose te çoje Ahmetajn ne burg per korrupsion, ose Adriatik Doçin per mashtrim.
3. Pagesat e hoteleve nga Zoto drejt Ahmetajt e ekspozojne ate dhe e rrezikojne shume me teper se sa procedura ligjore e inceneratoreve.
4. Deshtoi te thoshte pse ish-miqte Mertiri-Zoto po e sulmojne sot ndersa te dhenat e mia me thone se Ahmetaj u lidh me nje grup rival mediatik per t'u marre biznesin dhe per t'i rrenuar.
5. Mohoi kategorikisht se kishte çuar dosjen e inceneratoreve te opozita duke lene te nenkuptuar se kete gje mund ta kete bere KLSH-ja.
6. Foli per komplot ndaj tij vitin e fundit, por nuk tha asnje fjale se kush nisi goditjen ndaj ish-miqve te tij Mertiri-Zoto qe prej vitit 2018.
7. I beri thirrje shokut Rrapi qe te mos bente gjykatesin, por nga ana tjeter sjellja e tij kishte nje ngjashmeri te forte me Saimir Tahirin ne periudhen kur prokuroria pergatiste flete-arrestin e tij”, shkruan gazetari Hasani në rrjetet sociale.