VIDEO/ Ahmetaj: Nuk kam folur me Aldën. Pas 2 minutash: I kam thënë denonco

24 February 2023, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Ahmetaj: Nuk kam folur me Aldën. Pas 2 minutash: I kam
Në foto: Arben Ahmetaj dhe Alda Klosi

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në intervistë  përballë gazetarit Blendi Fevziu në studion e emisionit Opinion është pyetur për arrestimin e Alda Klosit dhe marrëdhënies që ka patur me të.

Ish-zv/Kryeministri tregoi se cilat kanë qenë lëvizjet nëpër institucione të Alda Klosit.

Blendi Fevziu: Këtu në studio është thënë, pa u përmendur emri yt, por gazetarë më pas thanë që Alda Klosi në momentin që i është vjedhur një shumë parash, ajo sot ndodhet në arrest, ju ka telefonuar ju dhe ju ka kërkuar ndihmë. Është e vertetë apo s’është e vërtetë?

Arben Ahmetaj: Jo, s’është e vërtetë. 

Video e parë Arben Ahmetaj nuk ka folur ne telefon me Alda Klosin

Një minutë më vonë Arben Ahmetaj harroi çfarë tha pak më parë dhe i pohoi, Blendi Fevziut se për ratin e Alda Klosit ai i ka sugjeruar se, ndiq procedurën ligjore, denonco. 

Blendi Fevziu: S’keni pasur asnjë kontakt tjetër fare me të? 

Arben Ahmetaj: Unë kam folur vetëm një herë në telefon për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco.

Video e dytë Arben Ahmetaj i ka sugjeruar të ndjek procedurën ligjore


Video