Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.
Viktima po lëvizte me biçikletë, kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.
Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.