Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë!

8 Qershor 2026, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka paraqitur kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së mbajtur në Apelin e GJKKO-së, në kuadër të dosjes SASPAC.

Gjatë zhvillimit të seancës, Beqaj i kërkoi trupit gjykues që t’i mundësohej komunikimi me avokatin e tij pranë kafazit të sigurisë.

Kërkesa e ish-ministrit nuk u pranua, pasi gjyqtarja Miliana Muça vendosi rrëzimin e saj.


Video