Vrasja në Paskuqan/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Kalimtarët e rastit e dërguan Ardian Baloshin në spital!

8 Qershor 2026, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Oliger Torba

Drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit pranë një kalçetoje.

Torba u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit.

Autori është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugë pranë një kalçetoje.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.


Video