Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor të Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale "vrasje me paramendim".
Prokurori Eni Çulli nga organi akuzës ka kërkuar për Hajron dhënien e dënimit prej 25 vitesh, masë e lënë në fuqi dhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardiola Çela.
Byniamin Hajro ose siç njihej Bujo Çami, ish-kreu i bandës së Vakëfit, akuzohet për vrasjen e dy të rinjve Arjan Avdullai dhe Edmond Pema, ngjarje e ndodhur në vitin 1997, ku pasi i torturoi, i lidhi me tel me gjëmba duke i vënë flakën më pas në mes të lagjes.
Gjykata pas shqyrtimit të provave, në bashkimin e dënimeve ka dhënë 25 vite burg për Byniamin Hajro.