Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit, banorët kërkojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

10 July 2025, 09:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit,
Zjarri në Dukat

Prej orëve të natës flakët e zjarrit në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogorasë janë aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri – lindje, kjo ka sjellë që zjarri të përparojë drejt zonës me pisha të Llogorasë.

Banorët e fshatit Dukat këtë mëngjes kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.


Video