Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të aplikacionit Tik-Tok, në të gjitha institucionet e shtetërore.
Kjo është bërë e ditur në rendin e ditës të publikuar nga Zyra e Kryeministrit.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik-Tok” në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, është pika e pestë e këtij propozim-vendimi të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendëshme.
Mbledhja e së premtes pritet të mbahet në orën 14:00.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Shqipëria dhe shumë shtete të tjera perëndimore, pas dyshimeve të forta se Tik-Tok përdoret për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve nga qeveria komuniste kineze.