Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në malin e Kolajve të Velipojës.
I plagosuri është Emiljano Paloka, banues në fshatin Pulaj-Plazhë.
Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sa i përket autorit, nuk ka asnjë informacion.
“Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve”, njoftoi policia.