Qarkullonin me armë në makinë, arrestohen 2 persona

19 Shkurt 2025, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia ka vënë në pranga dy shtetas, Prend Bala, 26 vjeç, dhe Gentian Basha (Seci), 37 vjeç, të dy banues në kryeqytet, në kuadër të operacionit “Flagranca”.

26-vjeçari, i cili ndodhej në “Arrest në shtëpi” për vjedhje, u kap në flagrancë me një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Bashkëpunëtori i tij kundërshtoi me dhunë policinë dhe tentoi të arratisej. Gjatë operacionit në Zogun e Zi, u sekuestruan arma, municion luftarak, tre celularë dhe automjeti që përdornin të arrestuarit.

'Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin Gentian Bala dhe pasagjer shtetasin Prend Bala Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Prend Bala, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi Gentian Basha ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.   

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi Prend Bala ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.', njofton policia.   

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.


Video