“Nëse e do fort mos e lësho”, qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten në Shkodër! (Çfarë POSTONTE në Tiktok 34-vjeçari)

18 Shkurt 2025, 13:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë të martë ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tiktok, me vargjet: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

Video