“Pse nuk ekziston “Mafia” në Shqipëri”, avokati: Ndryshimi me mafian italiane dhe arsimimi...

25 May 2025, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse nuk ekziston “Mafia” në Shqipëri”,
Pamje nga operacioni "Ura"

Avokati Kujtim Ibraj ka komentuar operacionin “Ura”, ku SPAK goditi krimin e organizuar. Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe para, 28 persona morën masa sigurie, ndërsa një familje e fuqishme nga nga Durrësi pa disa anëtarë të saj nën pranga e policisë.

Ibraj tha se, ndryshe nga mafiet e njohura ndërkombëtarisht, në Shqipëri nuk ekzistojnë grupe të strukturuara kriminale me hierarki.

“Nuk kemi grupe te strukturuara kriminale në Shqipëri. Mafia është grup i strukturuar kriminal, ka hierarki. Në Shqipëri nuk ka fare hierarki. Janë që të gjitha lidhje shoqërore dhe lidhje gjaku, pothuajse më shumë janë lidhje gjaku, nip, dajë, kushërinj dhe janë horizontale, nuk janë vertikale.

Këtu nuk pranojnë të kenë komandantë siç i kanë mafia italiane, kineze, ruse, gjithsecili janë komandantë për veten e vet. Jashtë shtetit si në Itali, e zbatojnë më mirë shkallën e hierarkisë. Bosët në Itali rrinë në zyra me kondicionerë dhe kostum dhe të tjerët punojnë poshtë. Këta në Shqipëri nuk e kanë, këtu punojnë që të gjithë”, tha Ibraj në Euronews Albania.

Ai gjithashtu theksoi se ndryshe nga bosët e organizatave kriminale në vendet perëndimore, të cilët janë zakonisht të mirëshkolluar, liderët e grupeve të krimit të organizuar në Shqipëri kanë nivele të ulëta arsimimi

“Edhe niveli arsimor te këta persona është vulnerabël. Drejtuesit e organizatave kriminale në vendet perëndimore janë të mirëshkolluar”, tha Ibraj.


Video