Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Është përshkallëzuar në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve protesta e nisur para Parlamentit. Disa dhjetëra protestues janë zhvendosur drejt zonën së Pedonales të ndjekur nga policia me qëllim largimin e tyre nga zona rreth parlamentit.
Protestuesit kanë reaguar duke qëlluar me vezë dhe mjete të tjera të forta si gurë e mjete të tjera drejt policisë, disa prej të cilëve mendohet se kanë marrë lëndime.
Disa makina policie janë sulmuar dhe shkatërruar nga përplasja e fortë.