Protesta në autostradën e Thumanës/ Banorët përplasen me policinë, një protestuesi i bie të fikët (FOTO)

16 August 2024, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta në autostradën e Thumanës/ Banorët përplasen
Protesta në autostradën e Thumanës

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dhe të zonave përreth kanë protestuar sërish sot, ndërsa kërkojnë të kenë akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Edhe në protestën e sotme nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë.

Në një moment, qytetarët çanë kordonin e Policisë dhe bllokuan disa minuta autostradën.

Gjatë përplasjes me policinë, njërit prej protestuesve i ka rënë të fikët dhe kjo ka sjell edhe rëndimin e situatës.

Protesta në autostradën e Thumanës/ Banorët përplasen

Banorët shprehen të bindur në kërkesën e tyre duke mos u tërhequr deri në plotësimin e tyre.

Kjo ishte protesta e gjashtë e banorëve të Thumanës, me thirrjet ndaj autoriteteve për të patur akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Rruga Thumanë–Kashar është ndërtuar nga kompania “Gener 2”.

Ndërkohë, edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë “Gener 2”,  Bashkim Ulaj.


Video