Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Levan-Vlorë.
Mësohet se janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afro 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona që ndodheshin te “Benzi”, të cilët janë dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.