Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mes të arrestuarve nga policia pas protestës së PD-së ka qenë edhe i mituri në foto.
Shoqërimi i tij është bërë nga shërbimet e Komisariatit nr. 5 të kryeqytetit.
“Regjimet kriminale nuk njohin limite. Frika e Edi Ramës nxjerr nga binarët Policinë e Kryekriminelit Ilir Proda. Është jashtë çdo imagjinate arrestimi i një të mituri 10 vjeçar! Lironi urgjent Romeon! Tani!”, shkruan kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Mësohet se të miturit i janë marrë gjeneralitetet dhe më pas është lënë i lirë.