Prokurori i SPAK justifikohet pas zhurmës: Nuk e ndalova gazetarin Qyno, hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera

13 December 2023, 23:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokurori i SPAK justifikohet pas zhurmës: Nuk e ndalova gazetarin Qyno,
Elton Qyno

Gazetari i kronikës, Elton Qyno, u mor në pyetje dhe u izoluar përreth 8 orë të në zyrat e SPAK, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora Neës, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor.

Pas zhurmës mediatike për ndalimin e gazetarit, prokurori i SPAK, Behar Dibra i tha BIRN të mërkurën në mbrëmje se gazetari Elton Qyno është marrë në pyetje ditën e mërkurë dhe ndaj tij është ushtruar kontroll banese me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penal për shkelje të sekretit hetimor.

“Po, është pyetur për të dhënë burimin. Nuk e ka thënë. Hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera për të zbuluar kush ka nxjerrë sekretin hetimor”, tha Dibra.

Sipas Dibrës, gazetari nuk është shoqëruar apo ndaluar, por është “ftuar për të dhënë deklarime”.

 


Video