Pritej të zbardheshin bisedat e fundit me 3 pogradecarë, Prokuroria u "mbyll gojën" gazetarëve për vrasjen e Martin Çeços

24 Janar 2023, 18:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Viktima dhe autorët

Pavarësisht se katër persona ndodhen në qeli si autorë të dyshuar të krimit, vrasja e Martin Çeços në Qershor të vitit të kaluar në fshatin Kolanec të Maliqit mbetet ende mister.

Mbrëmjen e djeshme, emisioni "Uniko" pritej të publikonte bisedat me tre persona nga Pogradeci që kanë qenë kontakti i fundit i Martin Çeços, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Tre ditë pas emisionit të 16 Janarit, prokurorja e Korçës që drejton këto hetime, Oli Visi, nxorri një urdhër për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të çdo lloj informacioni tjetër të ri lidhur me vrasjen e Martin Çeços.

Gazetari Spartak Koka u thirr për të dhënë shpjegime dhe për të dorëzuar telefonin që redaksia e Uniko kishte hapur, si dhe për të dhënë çdo material tjetër që ne si staf disponojmë. Ditën e premte, më 20 Janar gazetari Spartak Koka u paraqit në Policinë e Korçës ku dha shpjegime për çdo informacion që di rreth vrasjes së Martin Çeços.

Për shkak të urdhrit të prokurores Oli Visi, emisioni Uniko e ka të pamundur të publikojë informacione të reja dhe do të respektojë këtë vendim të organit të akuzës, deri në përmbylljen e hetimeve paraprake.

Video