Po vadiste kanabisin mes vreshtit të rrushit, kapet “mat” 37 vjeçari në Fier

28 June 2023, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po vadiste kanabisin mes vreshtit të rrushit, kapet “mat” 37
Momenti i arrestimit

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka rënë Ervis Trifoni i cili u kap teksa ujiste bimët e kanabisit të kultivuara në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi.

30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

I arrestuari akuzohet për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ndërkohë materialet për veprimet hetimore të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Fierit.


Video