Po lëvizte me biçikletë, 50-vjeçari përplaset për vdekje nga makina

27 September 2024, 22:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po lëvizte me biçikletë, 50-vjeçari përplaset
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kuçovës.

Policia njofton se viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është goditur nga një automjet që drejtohej nga 49-vjeçari me iniciale A.M.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video