Është gjetur 10-vjeçarja që u deklarua e humbur nga nëna e saj mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Nëna tha se vajza kishte shkuar për të marrë motrat nga shkolla, por nuk ishte kthyer më me to.
Për fat të mirë, policia thotë se ka arritur të gjetur, pasi ka kqyrur edhe kamerat e sigurisë dhe ka ndjekur itinerarin e vajzës së mitur. Ajo kishte shkuar te shtëpia e gjyshërve të saj në Laprakë.
Njoftimi i Policisë:
Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.
Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.
E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.