Tragjike në Elbasan/ Makina përplas për vdekje fëmijën 7 -vjeçar teksa shkonte në shkollë, shoqërohej nga nëna

25 May 2026, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Elbasan/ Makina përplas për vdekje fëmijën
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

I mituri po shkonte në shkollë, i shoqëruar nga nëna e tij, kur papritur i shkëputet asaj nga dora, ndërsa një makinë e përplas.

Sipas informacioneve paraprake teksa po kalonte rrugën, 7-vjeçari i ka ikur nga duart nënës.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Video