Plagosje me thikë në Tiranë

16 August 2024, 22:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me thikë në Tiranë
Foto ilustruese

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së premtes në Tiranë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën "Shaban Bardhoshi”.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën "Shaban Bardhoshi", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video