Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, vetëdorëzohet autori

19 February 2025, 22:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit,
Pistoleta e sekuestruar

Policia njofton se është vetëdorëzuar i riu që plagosi kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.

Sipas informacioneve të policisë, i plagosuri është identifikuar si Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar si, Zenel Muçmata.

Ky i fundit mësohet se është drejtor në Bashkinë e Kukësit, ndërsa i plagosuri është kushëri me kryetarin e Bashkisë.

“Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.


Video