EMRI/ U vendosnin gjoba bizneseve dhe i kanosnin me armë, 1 i arrestuar dhe 2 të mitur në hetim!

19 Shkurt 2025, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lezhë

U vendosnin gjoba bizneseve dhe i kërcënonin me armë, një i arrestuar dhe një tjetër person në kërkim.

Policia e Lezhës dhe specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda finalizuan, një operacion për goditjen e një grupi kriminal që shantazhonte dhe gjobiste bizneset nën kanosje të armatosur.

Në pranga ra Fatmir Kuqi, 48 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarakë, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje.

Nën procedim janë A. S., 39 vjeç, banues në Mamurras, si dhe dy të mitur 15 dhe 16 vjeç, të dyshuar për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy automjeteve të blinduara, të cilat përdoreshin nga këta shtetas, për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Video